Pёrshёndetje!

Dёshirojmё t`iu njoftojmё se, Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan, me synim identifikimin, promovimin, informimin dhe rritjen e transparencës së sistemit gjyqësor, forcimim e bashkёveprimit tё Gjykatёs me institucione arsimore dhe grupe interesi si dhe afrimin e komunitetit me Gjykatёn, shpreh interesin, gadishmёrinё dhe mbёshtetjen e saj pёr organizimin e aktiviteteve publike me natyrё edukative dhe informuese.

Tё gjithё palёt e interesuara mund tё aplikojnё nёpёrmjet paraqitjes sё njё kёrkese nё adresёn zyrtare tё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan: manjola.kume@gjykata.gov.al .

Kёrkesa duhet tё pёrmbajё tё dhёnat e subjektit tё interesuar, tematikёn e aktivitetit pёr tё cilin shprehin interes dhe tё dhёnat e kontaktit. Pas trajtimit tё kёrkesёs nga drejtuesit e Gjykatёs, do tё kontaktoheni nga stafi i Gjykatёs pёr pёrcaktimin e agjendёs sё aktivitetit dhe pёr mbarёvajtjen e realizimit dhe organizimit tё aktivitetit.

Pas pёrfundimit tё aktivitetit pjesёmarresit do tё pajisen me certifikata mirёnjohje!

Faleminderit